Foto/ Saimir Tahiri mik burgu, edhe me të dënuarin për vrasjen e efektivit të RENEA në Lazarat!

Gazetari, Flamur Vezaj, pas publikimit të fotogragisë ku ish- ministri i Brendshëm Saimir Tahiri shfaqej në burgun e Lushnjes duke festuar me "Eskobarin e Ballkanit" Klement Balili dhe kreun e një organizate të madhe kriminale, Safet Bajrin, ka dhënë detaje të reja nga ajo festë.
Vezaj ka indentifikuar edhe një të dënuar tjetër në atë tavolinë me pije dhe mish keci, i cili është Klodian Selimi i dënuar me 13 vite burg për vrasjen e efektivit të RENEA, Ibrahim Basha gjatë operacionit anti-kanabis të vitit 2014 në këtë fshat kur Tahiri ishte ministër dhe në krye të tij.
Postimi i plotë
Tahiri dhe paturpësia e tij!
Gjatë ditës së djeshme postova një foto nga burgu i Lushnjes mes disa të dënuarve!
Mes tyre “ish-kampioni” që “luftoi” krimin, Saimir Tahiri, bashke me “Eskobarin” Kelmend Balili dhe kreun e bandës së Bajrave, Safet Bajri!
Por personi tjetër deri dje ishte i paidentifikuar pasi edhe foto ishte jocilësore!
Por sot e konfirmova se personi në krah të Tahirit është Klodian Selimi nga Lazarati, i dënuar me 13 vite burg si bashkë i pandehur në vrasjen e efektivit te RENEA-se Ibrahim Basha!
Në ceremoninë mortore, Tahiri mbajti fjalim të mbushur me emocione! Por 7 vite më pas, në vitin 2022 (kur edhe është bërë fotoja) ky Tahiri hipokrit drekon me njërin nga bashkëautorët e asaj ngjarje!
Çfarë turpi! Çfarë morali!! Si ndihen familja e efektivit të ndjerë Basha e kolegët e tij!?
Ndërsa për njoftimin e burgjeve, dreka thonë shërbehet ne qeli, e saktë, por burgu nuk shërben në menynë e saj mish zgare!! E në foto në asnjë vend nuk ka pilaf, fasule apo makarona që shërbehet në burg! Por në foto duket qartë që nuk është ushqim i burgut!
Pijet, thonë se janë freskuese!? Në asnjë vend nuk shoh veç ujit dhe disa shishe me një lëng të zi, e gota gjysëm të mbushura! Nuk ndodh që shisheve të koka-kolave t’i hiqet etiketa apo të shërbehet me gota gjysëm të mbushura!
Veç këtyre, mendoj që burgu nuk i bashkon këto në një qeli se aty kishte plot të tjerë, por Tahiri preferoi të hante drekë me të fortët Balili e Bajri!




Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
