Gaz Bardhi: Opozita afër shpalljes së kandidatit të vetëm për Bashkinë e Tiranës

30 Shtator 2025, 23:25 / POLITIKË ALFA PRESS

Gaz Bardhi: Opozita afër shpalljes së kandidatit të vetëm

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka bërë të ditur se opozita është shumë pranë finalizimit të emrit të kandidatit të saj për zgjedhjet e pjesshme lokale në Tiranë.

Në studion e emisionit “Trialog” në RTSH, Bardhi konfirmoi se negociatat me aleatët tashmë janë në fazën përfundimtare dhe se shumë shpejt do të bëhet publik emri i personit që do të përballet për kreun e bashkisë.

“Jemi afër shpalljes së kandidatit të opozitës për Bashkinë e Tiranës, ku do të konkludohet për një kandidat të vetëm,” tha Bardhi. “Për këtë qëllim janë zhvilluar edhe negociata me aleatët tanë dhe shumë shpejt do të shpallet kandidati i opozitës për kreun e bashkisë së Tiranës.”

Ky njoftim vjen në momentin që zhvillimet politike për shpalljen e datës së zgjedhjeve në Tiranë janë bërë publike, duke ndezur garën për kryeqytetin.

 

 

Po ndodh...

ide