Gazmend Bardhi ankohet se e kanë hequr nga Whatsapp i PD, Hasa: Mashtron, thjesht nuk je më adninistrator pasi nuk ke më asnjë funksion!
Deputeti dhe Sekretari për Organizimin Dixhital të Partisë Demokratike, Endri Hasa, ka reaguar pas një lajmi të qarkulluar në medie ditën e sotme, sipas të cilit Gazmend Bardhi është hequr nga grupet e Whatsapp-it të PD. Hasa shkruan se Bardhi si autor i këtyre lajmeve të reme, vazhdon që të sulmojë për interesa ngushtësisht personale Partinë Demokratike. Më tej ai sqaron se Bardhi thjesht nuk është më administrator i Whatsapp-it të grupit parlamentarë të PD për arsyen e thjeshtë, se ai tashmë nuk ka më asnjë fuksion, as në grupin e deputetëve dhe as në PD.
Reagimi i plotë
Sot nëpër media ka qarkulluar një lajm i rremë i prodhuar nga deputeti Gazment Bardhi. Tashmë është e njohur nga të gjithë përpjekja e tij, që për interesa personale sulmon PD-në, institucionet dhe drejtuesit e saj.
Z. Bardhi nuk është hequr nga asnjë grup whatsapp-i të administruar nga Partia Demokratike.
Ai thjesht nuk është më administrator i grupit të whatsap-it, pasi tashmë ai nuk ka asnjë funksion, as në grupin parlamentar, as në PD.
Drejtimi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, në zbatim të statutit, i është deleguar znj. Flutura Açka, e cila koordinon prej ditës së enjte veprimtarinë e grupit.
Këto janë përpjekje qesharake të një njeriu që për interesat e tij personale kërkon të hedhë baltë dhe të dëmtojnë PD-në.
Koha kur PD-ja merrej zvarrë për interesa personale ka marrë fund, tani secili duhet të mbajë përgjegjësi për veprimet e veta dhe për rrugën që ka zgjedhur.
Asnjë flirt, i disa individëve me Berishën apo me Ramën, nuk do të arrijë më, të dëmtojë interesat e PD-së, demokratëve dhe shqiptarëve që presin një alternativë të re, luftën kundër korrupsionit dhe një partneritet të ngushtë me SHBA-në, Britaninë e Madhe dhe BE-në.
Pesë kategoritë që e kanë "detyrim-përcaktim", të sulmojnë SPAK!
ide
Disa probleme serioze në lidhje me votën e Diasporës!
Sot je, nesër s’je!
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128