Gjergj Hani: PD të distancohet nga Bardhi për shkelje të statuti dhe cënim të marrëdhënieve me SHBA-të

23 Shtator 2023, 10:45 / POLITIKË ALFA PRESS

Gjergj Hani: PD të distancohet nga Bardhi për shkelje të statuti

Sekretari për të Përndjekurit në Partinë Demokratike, Gjergj Hani, ka reaguar fortë ndaj lëvizjeve minuese të Gazmend Bardhit dhe një grupi deputetësh që vazhdojnë ta ndjekin në betejën e tij për ti dhënë mbjetesë politike dhe penale "nongratës" Sali Berisha.

Reagimi i Hanit vjen pas distancimit të hapur të SHBA dhe BE nga ky grup dhe e quan lëvizjen Bardhi jo vetëm sabotuese të PD, por edhe si rrezik kombëtarë.

Reagimi i plotë:

Rasti i Gazment Bardhit, dhe i atyre që e pasojnë, nuk është më një rast i cënimeve të interesave politike të PDSH-se. Ky është një rast flagrant i cënimit të interesave kombëtare, pasi cënon të tashmen e të ardhmen e interesave të shqiptarëve që e gjejnë veten të përfaqësuar nga PDSH, pasi vë në rrezik marrëdhëniet tona me aleatin tonë strategjik, SHBA-të. Cënimi i këtyre interesave parashikohet qartësisht në Statutin e PDSH, në preambulën e këtij Statuti dhe në Nenin 1 gërma g, nenin 3 gërma f, Neni 13 paragrafi 2, Neni 24 gërma c, dhe Neni 27 paragrafi 1. Deklarata e Ambasadës së SHBA-ve dhe BE-së, ishte një mesazh i qartë në adresë të këtij individi dhe atyre që e pasojnë. Partia Demokratike e Shqipërisë duhet të distancohet sa më parë nga aktet e këtyre individëve, që mundohen të përligjin ekzistencën politike të non gratave, e që vënë në diskutim interesat kombëtare. Statuti i PDSH-së parashikon dhe hapat e nevojshëm për këtë distancim që duhet të vijë sa më shpejt e sa më prerë.

Po ndodh...