
"Gjumin ua prishim, por rahatin jo"/ Kandidati Egert Haxhiu denoncon propagandën në Fikas

Egert Haxhiu, kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në Qarkun Tiranë, ka reaguar ndaj përpjekjeve të fundit të Bashkisë për të nisur projekte në zonat rurale. Nga fshati Fikas, Njësia Administrative Petrelë, ai thekson: “Pushteti vendor vetëm propagandë parazgjedhore.” Sipas tij, prej 12 vitesh nuk është bërë asnjë investim serioz, ndërsa tani, pak javë para zgjedhjeve, shpallen projekte boshe.
“Gjumin ua prishim, por rahatin jo,” shkruan Haxhiu, duke ironizuar ritmin e ngadaltë të pushtetit vendor. Për të, ndërhyrjet e minutës së fundit nuk janë asgjë tjetër veçse një përpjekje për të mashtruar publikun.
Postimi i plotë:
Fshati Fikas
Njësia Administrative Petrelë.
– Pushteti vendor vetëm propagandë parazgjedhore.
Bashkia Tiranë ka zgjedhur që pak javë para zgjedhjeve të 11 Majit të bëjë propagandë boshe, duke nisur "projekte" për Rehabilitimin e lagjeve të zonave Rurale të Tiranës por në thelb ka 12 vite që nuk ka bo asgjë.
Gjumin ua prishim por rahatin jo…
Keni kohë keni se edhe pak ka ngel pa u prish e gjithë rruga.
Fshati Fikas meriton më shumë.
Tir na meriton më shumë.
Koalicioni Euroatlantik KEA.
Në krah të banorëve të zonës, për një të ardhme sa më të mirë.

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128