“Gjysma e burrave janë çyrykë, zhyten në kënetë”, Rama në Kavajë: Bufi ‘e zhduku’ Hysenin tuaj
Kryeministri Edi Rama nga Kavaja, tha se PS është forca politike, ku gratë përfaqësohen në përqindje të larta.
Rama tha se gjysma e burrave të vendit janë çyrykë, duke nënkuptuar se “janë të zhytur në kënetën e PD-së”. Ai u shpreh se PD dështoi në mënyrë spektakolare edhe me primaret. Rama bëri thirrje që PS të votohet më 11 maj, siç u votua PD më 1992.
Edi Rama: Gratë në PS kanë shumë angazhim e përfaqësim. PS, në listat e mbyllura ka 52 përqind gra e vajza. Nuk do ndalemi derisa në PS të jenë 50 mijë gra e vajza. Gjysmat e burrave janë çyrykë, zhyten në kënetë. Bufi po përpiqet të lodhë sa të mundet njerëzit. Hyseni juaj meriton çmimin Nobel në krahasim me ata që janë në listën e mbyllur të Tiranës.
E morën, e zhdukën nga lista kryetarin e partisë. Edhe demokratët duhet ta dinë se këto janë zgjedhje për të zgjedhur se ku do jetë Shqipëria më 2030, do të jetë në BE apo do jetë në gropë prapë. Sa herë që Shqipëria ka rënë në dorë të Bufit të Kënetës, herën e parë kishte mijëra të vdekur dhe herën e dytë, e la vendin në kopals ekonomik. Bufi ka dalë që të tërheqë Shqipërinë për hunde, për hall krejt personal. Vetëm halli personal e bën një burrë 80 vjeç e kusur dhe t’i fiket llamba tre herë në ditë kur merr fjalën. Votoni PS, siç u votua PD më 1992. Sot dhe ne duam të hyjmë në BE, edhe BE do që të jemi në Union.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
Kush është Lepuri i Surrelit?
Dy rrugët e gabuara të opozitës me Avokatin e Popullit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
