Humbi djalin 7 vjeç në Gërdec/ Durda me akuza të forta: SPAK duhet shkarkuar, është turp...

6 Prill 2023, 16:59 / POLITIKË ALFA PRESS

Humbi djalin 7 vjeç në Gërdec/ Durda me akuza të forta:

Në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsiopnit dhe Krimit të Organizuar u zhvillua ditën e sotme seanca parprake në lidhje me dosjen Gërdeci dhe akuzat e ngritura ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu.

Familjarët e viktimave të tragjedisë nuk janë pranuar si palë në gjykimin e Mediut, i cili është zyrtarisht në akuzë për ‘Shpërdorim detyre’ për tragjedinë e Gërdecit.

Zamira Durda, e cila humbi djalin e saj të vetëm 7 vjeç nga shpërthimi i Gërdecit ka folur pas vendimit të GJKKO dhe mos-pranimi ne familjessi palë në gjykim. Durda thotë se do të vijojë betejën e saj për drejtësi, ndërsa e konsideroi këtë si turp.

“Duhet të shkarkohet SPAK i gjithë. Zamira do vijojë betejën, është turp”, tha Zamira Durda.

 

 

Po ndodh...

ide