“I kemi bërë vetëm makiazh”/ Rama godet Spiropalin: Ministria e Jashtme një tjetër dështim i madh!
Duket se i gjendur në kurth p⁶rballë SPAK me megaaferat e fundit "Balluku" dhe AKSHI, Edi Rama ka nisur të gjejë "armiq" brenda rradhëve të veta njësoj siç bën çdo autokrat në grahmat e fundit të pushtetit.Teksa prej 12 vitesh drejton Shqipërinë, kryeministri Edi Rama është kujtuar ditën e sotme të pranojë publikisht se Ministria e Punëve të Jashtme është një dështim, duke goditur kështu hapur një nga eksponentët më të lartë të PS, Elisa Spiropalin.
Në një fjalim të gjatë pas mbledhjes së grupit parlamentar, Rama deklaroi se ky institucion nuk është në funksion të sfidave aktuale, pasi sipas tij nuk është reformuar asnjëherë.
Ai pranoi se edhe ndryshimet ligjore të bëra ndër vite nuk kanë qenë reformë reale, por thjesht “makiazh”.
“Sa i përket ligjit për diplomacinë publike. Ministria e Jashtme është si Televizioni Publik Shqiptar. Është një tjetër dështim i madh i yni. E kam thënë dhe po e them. Nuk është një institucion në funksion të këtyre sfidave sepse nuk është reformuar asnjëherë.
Edhe një ligj që e bëmë nuk ishte ligj apo reformë, ishte tualet. Makijazh! Ligji duhet të hapë rrugën për reformë, për të futur ajrin e pastër. Shqipëria ka sot njerëz plot jashtë në diasporë.
Diaspora është pjesë e elektoratit të rëndësishme. Gradat janë marrë peng nga spikerat e politikës së jashtme të televizionit, as televizion nuk është se ata as nuk dalin. Sa herë shkoj në atë ministri, më duket sikur atje është vetëm ministri, sekretarja dhe roja”, tha Rama.
Po ndodh...
Gjermania, “mallkimi” i Ramës dhe Berishës
ide
Opozita duhet dhe do të jetë më e madhe se një individ
Protestat e dhunshme si terapi në grup
Këta që talleshin dhe sulmonin Bashën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128