“I tha ta di targën”, Berisha lëshon akuzën e fortë: Ervis Martinajn e zhduku Rama, e di të vërtetën
5 November 2025, 13:20 / POLITIKË

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka bërë akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e lidhur atë me zhdukjen e biznesmenit të njohur të botës së krimit, Ervis Martinaj.
“‘Ta di targën, i tha’, dhe e zhduku Ervis Martinajn. Ai nxjerr bandat dhe të vret!”, deklaroi Berisha gjatë një daljeje për mediat.
Sipas tij, Rama ka krijuar një sistem ku bandat kriminale përdoren për eliminime dhe frikësim politik.
“Ky është shteti që ka ndërtuar Rama, ku krimi komandon dhe drejtësia hesht,” theksoi Berisha.
Kreu i opozitës shtoi se zhdukja e Martinajt mbetet një prej ngjarjeve më të errëta që, sipas tij, tregon lidhjen e pushtetit me krimin.
“Rama e di të vërtetën. Ai nuk kërkon drejtësi, sepse është pjesë e krimit,” përfundoi Berisha.
Po ndodh...
Zgjedhjet e 9 majit REFERENDUM kundër Sistemit
Nga Red Varaku
ide
Partitë peng, politika peng, Shqipëria peng!
Nga Taulanda Jupi
Elisa dhe dilema e trashëgimisë politike të Ramës!
Nga Irena Beqiraj
Eunukët e pushtetit kanë gjithçka, përveç guximit për dinjitet
Nga Andri Nurellari
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



