“I vetmi lajm në PD, ndarja e posteve...”/ Gazetari Poli Hoxha: Rrethi i parë i Sali Berishës është shumë komod me qeverinë

8 Shtator 2025, 22:30 / POLITIKË ALFA PRESS

“I vetmi lajm në PD, ndarja e posteve...”/ Gazetari Poli Hoxha:

Gazetari Poli Hoxha, i ftuar në emisionin Log. në News24, duke folur kryesisht për opozitën në nisjen e legjislaturës së re të Kuvendit, u shpreh se e vetmja që mund të bëjë PD është ndarja e posteve brenda partisë.

Sipas Hoxhës, rrethi i parë i Sali Berishës është shumë komod me qeverinë, kjo histori nuk ka për t’u zgjidhur nëse nuk shkojmë në gjenezë.

Poli Hoxha: “I vetmi lajm në PD është ndarja e posteve në parti. Një forcë politike që nuk ka bërë një analizë, ajo parti në 2021 e mundi, për mua, Edi Ramën. Nuk e kuptoj se për cfarë duhet posti në një parti, kur nuk kanë asnjë celës. Pastaj një pjesë do kalojnë te grupet e tjera parlamentare.

Kjo pafuqi në numra, por jo vetëm, edhe në frymëzim, zhduk edhe ato pak zëra që mund të bëjnë opozitë. Rrethi i parë i Sali Berishës është shumë komod me qeverinë. Kjo histori nuk ka për t’u zgjidhur nëse nuk shkojmë në gjenezë. Nuk ka mbaruar cështja Berisha, ai po mbron trashëgiminë politike, ekonomike e të tjera. Personalisht unë nuk jam që ai të ikë.”

 

 

Po ndodh...