
Iku nga Berisha dhe iu bashkua koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”, Sula: I kam dhënë PD 20 vite të jetës sime politike, pa i kërkuar asnjë ofiq

Një ditë më parë deputeti demokrat, Dashnor Sula nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputet të PD, duke detyruar atë të marrë vendimin për t’u larguar nga Sali Berisha dhe të bashkohet me koalicionin “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Sula falenderon Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe Pano Soko të cilët e ftuan në koalicionin e tyre, ndërsa tha se ka pasur edhe oferta të tjera.
Ai u shpreh se SPAK-ist do jetë edhe në parlamentin e ardhshëm, ndërsa u shpreh se nuk ishte zgjedhja e tij largimi nga PD.
“I kam dhënë asaj partie 20 vite të jetës sime politike, pa i kërkuar asnjë ofiq në kohën kur ishte në pushtet”, shkruan Sula.
Jam i lumtur t’u njoftoj se demokratët e Elbasanit do ti përfaqësoj në Parlamentin e ardhshëm nën siglën e koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet”.
Reagimi i Dashnor Sulës:
Të dashur miq,
U jam shumë mirënjohës Adriatik Lapaj, Endri Shabani dhe Pano Soko, këtyre djemve të rinj dhe të papërfolur, që më ftuan të kandidoj në zgjedhjet e 11 majit. Unë i falenderoj dhe shpreh mirënjohje edhe për drejtuesit e forcave te tjera politike që për etikë nuk po i përmend që më ftuan të bashkohesha në ekipin e tyre pas medalies që më dhanë si “SPAKIST”. Mendoj se Shqipëria Bëhet dhe bëhet vetëm me djem të rinj.
Nga sot, do të nis takimet me përkrahësit e mi, të cilët edhe në një ditë shumë të vështirë si ajo e djeshmja, më qëndruan pranë dhe më mbështetën.
U kërkoj ndjesë të gjithë atyre që nuk kam arritur tu përgjigjem, ju falenderoj përzermërsisht për fjalët.
Ma besoni, nuk ishte zgjedhja ime të largohesha nga Partia Demokratike. I kam dhënë asaj partie 20 vite të jetës sime politike, pa i kërkuar asnjë ofiq në kohën kur ishte në pushtet.
Kam sakrifikuar kohën time, i kam hyrë në hak familjes sime dhe fëmijëve të mi, për të punuar cdo ditë për PD-në, por nuk mund të lejoja që kontributi im të hidhej në koshin e plehrave vetëm se kam shprehur mbështetjen time të palëkundur për institucionet e reformës në Drejtësi. Po e them që tani, SPAK-ist do të jem edhe në Parlamentin e ardhshëm sepse besoj që po i bën vendit një shërbim që kjo klasë politike nuk ka arritur tia bëjë në 35 vite.
Na priftë e mbara deri në 11 Maj!

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128