Ilirjan Celibashi tregon si do të njoftohen emigrantët në diasporë për fletët e votimit: Ja çfarë do të përmbajë mesazhi

16 Prill 2025, 11:01 / POLITIKË ALFA PRESS

Ilirjan Celibashi tregon si do të njoftohen emigrantët në

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka treguar se si do të njoftohen emigrantët në diasporë për mbërritjen e zarfeve me fletët e votimit.

Ilirjan Celibashi: Zgjedhjet do të njoftohen jo vetëm nëpërmjet lënies së një shënimi nga postierët pasi kuptuam që jo në të gjitha shtetet funksionon kështu, shtete të ndryshme edhe pse janë nën 1 kompani aplikojnë standarde të ndryshme të njoftimit të zgjedhësve për dërgesat që u vijnë.

Zgjedhësve do u komunikohet me SMS telefonik ose në e-mail se kur iu mbërrin fleta e votimit, dhe nëse nuk do të kenë mundësi që fleta e votimit do tu shkojë në banesë, mesazhi do të përmbajë edhe vendin dhe orën e zyrës ku mund të shkojnë ta tërheqin.

Kjo e ndihmo procesin dhe rrit shanset e shpërndarjes 110% të fletëve të votimit tel votuesit.

 

Po ndodh...