Iljazaj: Pa incidentin e Gjekmarkajt, protesta nuk do kishte lajm

Analisti Ervis Iljazaj komentoi në emisionin Now në Euronews Albania mosbindjen civile të opozitës sot në Tiranë.
Sipas Iljazajt, pa incidentin e deputetit Agron Gjekmarkaj, protesta e PD do kalonte në heshtje pasi nuk arriti asgjë.
“Nëse Gjekmarkaj nuk do kishte atë ndodhi që kishte, sot protesta nuk do kishte lajm, të paktën lajm politik. Në kuptimin e mesazhit që dha, në kuptimin e pjesëmarrjes, kreativitetit. U bënë disa kohë që PD organizon protesta të njëjta, pashë një pjesëmarrje të ulët, e vetmja risi ishte pjesëmarrja e Berishës. Nëse lajtmotivi i protestës ishte realizimi i qeverisë teknike, me këto lloj protestash kam përshtypjen që PD dhe opozita nuk e arrijnë dot. Nuk ka një forcë popullore pjesëmarrëse aktive sa të detyrojë qeverinë që të shkojë drejt saj”, tha Iljazaj.
Po ndodh...
Sali Llapa
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

