“In Memoriam Gerti Bogdani!” Me zërin që i dridhej dhe në lot, Grida Duma: Nuk do e imagjinoja kurrë të flisja në kujtim të tij

Lajmi i ndarjes nga jeta parakohe të Gerti Bogdanit, i la sot të gjithë pa fjalë. Vetëm 44-vjeç, ish-deputeti i PD, la pas gruan e tij Edlirën dhe dy fëmijët e tyre.
“Top Story” këtë mbrëmje ishte “In Memoriam” të Gerti Bogdanit. Moderatorja Grida Duma, me zërin që i dridhej dhe lot në sy ka shprehur ngushëllimet për familjen tij, teksa tha se ai ishte dhe do të mbetet një model!
“Do thoja mirëmbrëma, por nuk është një mbrëmje e mirë, nuk do e imagjinoja kurrë që të flisja në memorie të Bogdanit. E kam njohur nga politika Gertit, dhe nuk do bëja asnjë koment të tepër sepse i takon familjes… por do them një mendim timin për Gertin si i ri në politikë, sepse mbeti i ri. Gerti mbeti i mirë, djalë qytetarë… Iku i paqtë dhe model i jashtëzakonshëm i një individi të qetë, jo delirant, qytetar dhe familjarë me një harmoni dhe bashkëshort me Edlirën, miq të mi…”, tha ajo.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

