Kandidat për deputet në qarkun e Vlorës, Bido: PS duhet të fitojë thellë që të integrohemi në BE!

18 Mars 2025, 15:53 / POLITIKË ALFA PRESS

Kandidat për deputet në qarkun e Vlorës, Bido: PS duhet të

Ardit Bido, kandidat për deputet nga Partia Socialiste, shprehu në një intervistë për News 24 tha se është i bindur që PS duhet të fitojë thellë në zgjedhje për të avancuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Ardit Bido: PS duhet të fitojë thellë, që të integrohemi në BE. Unë si kandidat për deputet vij me angazhime konkrete. Do të jem një çukitës i vëmendshëm në institucione ndaj probleme të qytetarëve. Kjo qeveri ka bërë që Kuçi të jetë shumë afër detit, kemi bërë rrugë që shumë fshatra të jenë më afër me Sarandën se ç’kanë qenë. Numri i turistëve do të rritet e do të shkojë në 12 milionë dhe na duhet edhe më tepër punë, duke rritur turizmin jo vetëm detar, por edhe atë historik e kulturor. Duhet të kthehet madhështia e bashkive të Qarkut Vlorë, që të bëhen investime që njerëzit të mund të kthehen e të punojnë në atdhe. Do jem zëri i qytetarëve të qarkut Vlorë, do të jem opozitë dhe me qeverinë, nëse do të duhet, vetëm për të zgjidhur hallin e qytetarit. Do të jem lobues për problemet e qytetarëve.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128