Kandidatët jashtë politikës! Kush janë tre emrat potencialë të opozitës për garën për Bashkinë e Tiranës
1 Tetor 2025, 11:38 / POLITIKË

Tre janë emrat potenciale të cilët janë diskutuar sot në mbledhjen e përfaqësuesve të Partisë Demokratike dhe aleatëve, nga të cilët mund të zgjidhet kandidati i cili do të garojë përballë Ogerta Manastirliut për Bashkinë e Tiranës.
Burime bëjnë me dije se opozita ka rënë dakord deri tani parimisht për tre emra, kandidate potenciale për Bashkinë e Tiranës, Edlira Cepani, Ermal Hasimja dhe Florian Hackaj.
Takimi ka përfunduar vetëm pak më parë, ndërsa në deklaratat për mediat, Belind Këlliçi, Ilir Alimenhmeti dhe deputeti i Partisë Mundësia Erald Kapri, kanë bërë me dije se është rënë unanimisht dakord për faktin që opozita do të dalë me një kandidat të vetëm.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

