Kandidati i Koalicionit Euroatlantik Joni Myshketa: “Gara e hapur për ndryshim të vërtetë në Durrës”

13 Mars 2025, 16:54 / POLITIKË ALFA PRESS

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik Joni Myshketa: “Gara e hapur për

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik për Durrësin, Joni Myshketa, ka reaguar pas shpalljes së listave për zgjedhjet e 11 majit, duke e cilësuar këtë betejë si një sfidë të bazuar në vlera dhe parime të forta.

Në një mesazh drejtuar qytetarëve të Durrësit, Shijakut dhe Krujës, ai ka theksuar rëndësinë e meritokracisë dhe garës së ndershme përmes listave të hapura, duke u distancuar nga servilizmi politik dhe pazaret e vjetra.

“Mbështetja pa kushte ndaj drejtësisë dhe përkushtimi ndaj aleatëve strategjikë BE dhe SHBA janë parime që nuk negociohen. Shqipëria ka nevojë për përfaqësues të rinj, të lirë dhe të pandikuar nga monopoli politik i 34 viteve tranzicion,” është shprehur Myshketa.

Ai ka nënvizuar se kandidimi i tij mbështetet në vlerat tradicionale dhe familjare, si dhe në respektin për ligjin dhe lirinë e individit. “Betejat në këtë jetë nuk rreshtin deri në frymën e fundit, por ajo që na përjetëson është vepra e mirë dhe qëndrimet e drejta,” ka theksuar ai, duke kërkuar mbështetjen e qytetarëve për të qenë një zë i lirë në Parlament.

Koalicioni Euroatlantik hyn në këto zgjedhje me listë të hapur, duke i dhënë qytetarëve të drejtën për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre, dhe jo për të pranuar listat e kryetarëve të partive.

Statusi i Joni Myshketës:

Të nderuar miq e qytetar durrsak, shijakas e krutan, të qarkut Durrës!

Kandidimi Im në listat e hapura nën siglën e KEA(Koalicioni Euroatlantik) është një betejë sfiduese, bazuar në vlerat e parimet ku besoj fort pa asnjë hezitim e mëdyshje.

1. Mbështetje tek meritokracia përmes garës së ndershme me lista të hapura, kush meriton verdiktin e qytetarëve merr mandatin pa servilizma ndaj kryetarit të radhës e pa thika pas shpine kolegëve qe deri dje me ta ke ndarë çdo betejë politike e miqësore.

2. Mbështetje pa kushte ndaj drejtësisë, I vetmi garant në Shqipërinë tonë të vogël e të plaçkitur nga të gjitha xhaketat e vjetra të politikës 34 vjeçare, zgjatim i PPSH dhe zbatues të Katovicës vllavrasëse.

3. Pro aleatëve strategjik të vendit BE e SHBA, pa të cilët ekzistenca jonë si komb rrezikohet.

4. Pro të rinjve e të rejave që për hir të vërtetës ka shumë e janë shumë dinjitoz, por qëllimisht të mbajtur larg nga monopoli i politikës sepse rrezikohen ndjeshëm prej tyre duke u nxjerrë në shesh mediokritetin dhe antishqiptarizmin e tyre.

5. Me besimin në Zot.

6. Pro familjes tradicionale dhe natyrore një baba e një nënë, me gjyshër, xhaxhallarë, daja, halla e teze e zemrat plot.

7. Pro Shqipërisë sonë të bukur.

Këto janë vlerat ku qenia ime si njeri, si qytetar, si prind, si bashkëshort, si mik e shok besoj e luftoj fort.

Mbi bazën e tyre kërkoj mbështetjen tuaj, për të qenë një zë i lirë, për të mbrojtur interesat tona të përbashkëta si njerëz që besojmë tek ligjet hyjnore dhe respektojmë ligjet njerëzore.

Betejat në këtë jetë nuk rreshtin deri në frymën e fundit e ajo që na përjetëson është vepra e mirë në koherencë me qëndrimet e drejta.

Trashëgimia që do lemë pas është pasuria më e madhe që do I lëmë fëmijëve tanë.

Me besimin në Zot, me kokën lart e me mbështetjen tuaj arrihen vetëm punë të mira, e pra le ti bëjmë realitet pa asnjë hezitim si njerëz të lirë që duam jetën, respektojmë atë dhe e mbrojmë me çdo kusht.

Mirënjohje pafund për secilin prej Jush Miq!
Joni Myshketa.

 

Po ndodh...