KAS regjistroi PD-në e Alibeaj, Indrit Vokshi: Berisha nuk ishte kryetar

16 Mars 2023, 21:49 / POLITIKË ALFA PRESS

KAS regjistroi PD-në e Alibeaj, Indrit Vokshi: Berisha nuk ishte kryetar

Analisti Indrit Vokshi i ftuar në një intervistë për RTV Ora u shpreh se Berisha nuk është më kryetar i PD-së që kur dha dorëheqjen në 2013 dhe nuk duhet të referohet si kryetar i PD-së.

"Nuk ka një PD të Berishës. Sali Berisha mbrëmë është regjistruar me partinë e Nard Ndokës, Vangjel Dules dhe Ilir Metës. Ka vetëm një PD të themeluar në dhjetor të '90 që është regjistruar në zgjedhje gjithë këto vite dhe është regjistruar në zgjedhje dhe sot.

Që ta sqarojmë njëherë e mirë dhe opër median që e quan Berishën, kryetar i PD, sepse që nga 2013 kur ka dhënë dorëheqjen nuk ka qënë për asnjëherë dhe në asnjë moment kryetar i PD-së.

Kjo është kostoja që opozitarët shqiptarët duhet të paguajë kur investon në lider politik të papërgjegjshëm të cilët për shkak të konfliketeve personale, egove, tentativave që kanë përdorur demokratët si mburojë e kanë çuar opozitën në këtë gjëndje, ku ajo është e dobët përballë mazhorancës së korruptuar të Edi Ramës.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128