Këshillat Bashkiakë, KQZ publikon ndarjet: PS rënditet e para me 758 mandate, e ndjek...

31 Maj 2023, 21:39 / POLITIKË ALFA PRESS

Këshillat Bashkiakë, KQZ publikon ndarjet: PS rënditet e para me

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar ndarjet për këshillat Bashkiakë për zgjedhjet vendore të 14 majit. Partia Socialiste ëshë renditur e para duke marrë 758 mandate. Ndërsa koalicioni Bashkë Fitojmë mori disfatën e dytë të humbjes në zgjedhjet vendore duke marrë vetëm 292 mandate. Partia Demokratike ka marrë 123 mandate, kurse PSD e Tom Doshit ka marrë 116 mandate.

Për këshillat bashkiakë ishin në lojë 1613 mandate në të 61 bashkitë e vendit. Peshën kryesore të mandatave e mbajnë bashkitë kryesore në vend si, Tiranë, Shkodër, Vlorë, Durrës, Elbasan, Korçë, Vlorë.

Ashtu siç pritej pas rezultatit të kryetareve te Bashkise në rang vendi, PS ka fituar bindshëm edhe në Këshilla Bashkiakë.

PS-ja fitoi numrin më të madh të kryetarëve të bashkive në rang vendi me 53 + 1 në koalicion me subjektin politik MEGA dhe rendiet forcë e parë edhe për Keshillat bashkiake.