Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS: Krah koalicionit “Bashkë Fitojmë” do vendoset emri Ilir Metaj

21 Prill 2023, 19:53 / POLITIKË ALFA PRESS

Kolegji Zgjedhor lë në fuqi vendimin e KAS: Krah koalicionit

Kolegji Zgjedhor ka marrë vendimin në lidhje me ankimimin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, në lidhje me çështjen e emrit që duhet të vendoset përbri koalicionit në fletët e votimit për këshillat bashkiake.

Koalicioni ka kërkuar që përbri “Bashkë Fitojmë” të vendoset emri i ish-kryeministrit Sali Berisha, ndërkohë që KAS vendosi që emri që duhej të shkruhet si drejtues i koalicionit, ishte ai i kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Kolegji Zgjedhor vendosi që emri që do të shkruhet përbri koalicionit do të jetë ai i Ilir Metës.

 

Po ndodh...