Kontrolli i banesës nga SPAK/ Gjykata e Lartë pranon rekursin e vëllait të Erion Veliajt dhe kthen çështjen në Apelin e Posaçëm

Gjykata e Lartë ka pranuar rekursin e Arbër Veliajt, vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj i cili kundërshtoi kontrollet e ushtruara me urdhër të SPAK.
GJKKO dhe Apeli i Posaçëm kishin lënë në fuqi kontrollet në banesat dhe bizneset e tij, në dhjetor të vitit të kaluar.
Gjykata e Lartë ka vendosur kthimin e çështjes për rishqyrtim në Apelin e Posaçëm, me të njëjtën trupë gjykuese.
Vendimi i Gjykatës së Lartë
Prishjen e vendimit nr. 51 (87-2025-67), datë 28.02.2025, të Gjykatës së Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në këtë gjykatë, tek i njëjti trup gjykues.
Arbër Veliaj është vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, i cili mbahet në paraburgim nën dyshimet për korrupsuion e pastrim parash.
Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa, po hetohen nga SPAK bashkë me 6 biznesmenë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

