KQZ lë jashtë koalicionit Sali Berishën: Nuk mund të përfaqësojë simbolet e PD

18 Mars 2023, 13:01 / POLITIKË ALFA PRESS
KQZ lë jashtë koalicionit Sali Berishën: Nuk mund të

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka vendosur këtë të shtunë të regjistrojë kërkesën për futjen në zgjedhje me koalicion, të Ilir Metës, Vangjel Dules dhe Nard Ndokës. Jashtë ka mbetur Sali Berisha, pasi nuk mund të përfaqësojë simbolet e PD.

“Është i njëjti rast si në 6 mars 2022. Përfaqësuesi i PD z. Indrit Sefa konfirmoi këtu se Partia Demokratike nuk është pjesë e kësaj marrëveshjeje dhe nuk ka bërë asnjë koalicion“, tha Celibashi teksa njoftoi vendimin për regjistrimin e koalicionit pa Berishën.

Edhe juristi dhe përfaqësuesi i PD-së zyrtare të drejtuar nga Enkelejd Alibeaj tha se ata nuk kanë bërë asnjë kërkesë për koalicion dhe kërkoi nga Celibashi që të merreshin masa për dërguesit.

“Ju konfirmoj që Partia Demokratike nuk ka bërë asnjë koalicion. Është përdorur logo, emri dhe karakteristikat e Partisë Demokratike nga persona të paautorizuar dhe të palegjitimuar. Komisioneri duhet të konstatojë që kjo marrëveshje është bërë në mashtrim të ligjit dhe mashtrim të zgjedhësve.

Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka paraqitur asnjë kërkesë për koalicion. Nuk është kush është ky person që e ka bërë këtë kërkesë. Komisioneri të marrë masa dhe të ndërmarrë të gjitha hapat ligjorë për të vendosur në vend drejtësinë. Kjo kërkesë duhet rrëzuar”, u shpreh Indrit Sefa, jurist i grupit Alibeaj.

Tre ditë më parë Partia e Lirisë, PBDNJ e Vangjel Dules dhe PDK e Nard Ndokës kanë formuar koalicionin “Bashkë Fitojmë”. Ajo që binte në sy, ishte se në katër partitë përbërëse të koalicionit është renditur edhe Partia Demokratike e Shqipërisë, me kryetar të komanduar Enkelejd Alibeaj.

ide