"Dumani fshehu planin e vrasjes"/ Kryebashkiaku i Hasit Miftar Dauti, përgënjeshtron Berishën!

Miftar Dauti, kreu i Bashkisë Has, ka përgënjeshtruar pretendimet e kreut të Rithemelimit, Sali Berisha.
Ky i fundit, nga dritarja e banesës së tij tha se në Prokurorinë e Posaçme ka një dosje për eliminimin e tij fizik nga kundërshtarët, por Dauti, pretendoi të kundërtën.
Në një prononcim në medien Zëri, Miftar Dauti tha se fushata për zgjedhjet lokale të 14 majit ishte e egër, por shtoi se vetë nuk ka pasur asnjë shqetësim të këtij lloji. Duke theksuar se nuk ka pasur "asnjë gërvishtje gishti". I pyetur nëse do të kërkonte informacione në SPAK lidhur me pretendimin e Berishës, kryebashkiaku i Hasit u shpreh se nuk kishte asnjë arsye për t'u paraqitur në Prokurori, pasi nuk kishte asnjë pretendim.
"Nuk kam dijeni. Fushata ka qenë e egër, ishalla nuk përsëritet më. Ka pasur presione policie nga të gjitha anët. Por me qetësi dhe me vullnet ia kemi dalë. Kërcënime nuk kam pasur, por kam ndjerë presionin e Policisë së Shtetit që kanë shumë e pranishme që nga FNSH të gjitha policitë kanë qenë. Probleme direkte nuk kemi. Nuk kam dijeni se nga data që kam fituar zgjedhjet jam qyetar i pari dhe jam marrë me punët e komunitetit. Politika për mua ka qenë 1 muaj. Ne jemi përballur me kundërshtarin politik. Ne i kemi kapur me furgona me ndihma, por si politika."
Do shkoni në SPAK?
Kam qenë në SPAK para se të marrë mandatin sepse jam akuzuar se kam qenë i dënuar. Kam qenë i dënuar në kohën e partisë së punës, ne jemi aministruar me ligjin 7415, 1991. Ai ligj na quan të pafajshëm dhe të padënuar. I kam dhënë deklaratat e mia. Përderisa unë nuk jam pjesë e problemit, pse duhet të shkoja në SPAK? Nuk kam dijeni, nga dita që kam marrë mandatin nuk kam pasur kërcënim. Fushata ka qenë e egër, e tensionuar por nuk kemi pasur asnjë gërvishtje gishti. Ka kaluar çdo gjë pa probleme,"-tha në prononcimin, Miftar Dauti.
Pasditen e sotme, Berisha denoncoi se në SPAK ka një dosje, ku sipas tij është plani për eliminimin fizik të kandidatit të Partisë Demokratike në Bashkinë Has, Miftar Dauti. Megjithatë, lidhur me denoncimin e tij, Berisha nuk dha detaje të tjera.
Po ndodh...
Rasti Balluku: Kur Rama zgjedh korrupsionin përpara Europës!
ide
SHBA dhe Trump, firmosin ndëshkimin për Ramën dhe Berishën
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




