
"S'besoj se Braimllari do shkojë të digjet te inceneratori", Kryemadhi flet për listat e opozitës: Në 11 maj do të votoj Ilir Metën

Monika Kryemadhi nuk do të jetë më pjesë e listave të kandidatëve të Partisë së Lirisë në zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit. Teksa po merrte pjesë në seancën e fundit plenare përpara nisjes së fushatës zgjedhore, Kryemadhi dha një prononcim për media në lidhje me listën e kandidatëve të opozitës.
Kryemadhi theksoi se vota e saj do të shkojë për koalicionin e Shqipërisë Madhështore dhe më specifikisht për ish-bashkëshortin e saj, Ilir Meta. Ajo ftoi miqtë dhe kolegët që të bëjnë të njëjtën gjë, duke votuar Metën.
“Patjetër që vota ime do të shkojë për Aleancën e Shqipërisë Madhështore dhe në listë të hapur për Ilir Metën. U bëj thirrje miqve, familjarëve dhe atyre që kanë besuar te unë të shkojnë dhe të votojnë Presidentin e Partisë së Lirisë”, tha Kryemadhi në një prononcim për mediat para Kuvendit.
Ish-kryetarja e LSI-së komentoi gjithashtu edhe kalimin e bashkëpunëtorit të saj më të afërt dikur, Endrit Brahimllari, nga Partia e Lirisë te Partia Socialiste.
“Endrit Brahimllarit, i uroj suksese në jetë. Mendoj që para 6 muajsh ulëriste për inceneratorin, nuk besoj se do të shkojë të digjet edhe ai te inceneratori. Megjithatë, politika është e çuditshme, me surpriza dhe të papritura”, tha ajo.

Pse Aleanca Madhështore përfundoi në Foltore 2
ide

Teatri politik me listat e PS dhe PD

Shqipëria Madhështore apo Shqipëria e Pazarit Madhështorë!

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128