"Ku e gjete makinën 150 mijë euro?", Poli Hoxha: Deputeti i PD më tha se e ka marrë me kredi
10 November 2025, 22:23 / POLITIKË

Gazetari Poli Hoxha, në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, deklaroi se në Partinë Demokratike ka njerëz që kanë makina që kushtojnë deri në 150 mijë euro.
“Nëse Edi Rama e pranon qeverinë teknike është një fitore shumë e madhe, që mua më duket ëndërr, jo shpresë. Problemi është që duhet pastruar partia dhe nëse pastrohet, shkon në qeverinë teknike duke eliminuar treçerekun e elitës së Partisë Demokratike. Probleme me drejtësinë ka vetë kryetari, aleati kryesor Ilir Meta ka probleme me drejtësinë… njerëzit kryesorë i ke që të parkojnë makina nga 150 mijë euro. E kam pyetur njërin si e bleve dhe më tha që e kishte marrë me kredi”, zbuloi Poli Hoxha.
“Rrethi i parë i zotit Berisha kanë nga këto makina”, shtoi gazetari.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Nga Blendi Kajsiu
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




