Kujtesë/ Kur Gaz Bardhi e quante Sali Berishën burracak që hedh gurin dhe fsheh dorën!

17 Maj 2024, 14:17 / POLITIKË SPECIE E RE POLITIKE

Kujtesë/ Kur Gaz Bardhi e quante Sali Berishën burracak që hedh

Një grup i militantëve të Berishës janë të indinjuar me Gazment Bardhin,u se pse ai nuk vete poshtë Ballkonit të Berishës dhe pse mbështet një "kriminel" si Altin Dumani.

Madje, një prej tyre i kujtoi Bardhit rrogën prej 5 milionë lekësh që merr si deputet, mandatin e të cilit e ka fituar nga vota e demokratëve.

Është e qartë që kjo pjesë e militantëve të Berishës që e shprehin indinjatën e tyre, por edhe një pjesë tjetër që vlon përbrenda dhe s'ka guxim ta artikulojë publikisht, nuk duhet t'ia shprehin Bardhit pezmin, por "idhullit" të tyre, Berishës.

Është Berisha ai që e ka lënë Bardhin të livadhisë dhe sigurisht e përdor për punët e veta, duke e pasur si intelekutor për marrëveshje dhe pazare për Edi Ramën.

Sa për Gaz Bardhin, mjafton të shohësh këtë postim të tij për të kuptuar se çfarë është në gjendje të pështyjë ky njeri dhe pastaj të nxitojë ta lëpijë prapë sikur asgjë të mos ketë ndodhur. Me pak fjalë përfaqëson një specie të re në politikën e llumit 33-vjeçarë.

Bardhi, sot nënkryetar i Sali "Non gratës" e quante atë më 9 janar 2022 si gënjeshtar, që mashtron dhe manipulon demokratët vetëm për ta shndërruar PD në një strehim politik për vete dhe për familjen e tij, një ish-burrë shteti të shndërruar në burracak që hedh gurin e fsheh dorën.

Pasi lexon këtë vrer të Bardhit ndaj Beeishës e kupton personalitetin e Gazment Bardhit, por, gjithsesi, Bylykbashi, Baçi, Bytyçi, Kalaja etj., mos t'i kërkojnë llogari Bardhit, por të ngrenë kokën atje sipër Ballkonit dhe t'i kërkojnë llogari Berishës: Vallë, për Gaz Bardhin e bëm revolucionin ne?!

Shënimi dhe video e Gazment Bardhit në 9 shtator 2022

Shumë prej ne demokratëve dhe qytetarë të tjerë që presin nga PD të sjellë diçka të mirë për vendin, dje kanë mbetur shumë të trishtuar. Shumë prej demokratëve e kanë ndier veten të tradhëtuar, sepse mund të kenë besuar vërtet tek Sali Berisha. Për të gjithë demokratët kam një mesazh: shikoni këtë video dhe mos i besoni Sali Berishës! Si kjo gënjeshtër, ka gjithçka thotë dhe bën.

Ajo që bën është vetëm manipulimi me dëshpërimin tuaj, me hatërmbetjet dhe mosbesimin tuaj për një mijë arsye! Në video duket qartë se zyra e Sekretarit të Përgjithshëm është sulmuar me gurë nga jashtë, por Sali Berisha thotë se është inskenim i Bashës nga brenda! Këtë ka bërë që pej 9 shtatorit! Mashtron dhe manipulon demokratët me qëllimin e vetëm për të shndërruar PD në një strehim politik për vete dhe familjen e tij.
Sa herë të dëgjoni Sali Berishën sillni ndërmend këtë video! Këtu shfaqet në pak sekonda historia e një ish burri shteti të zvogëluar në një burracak që hedh gurin dhe fsheh dorën!/Alfapress.al


Postimi i plotë i Gaz Bardhit në Facebook:

 

Po ndodh...