Kur e kuptove që Berisha ishte “tumor”? Sula: Ende pa u tharë lotët për viktimat e Gërdecit, shkoi dhe ndryshoi Kushtetutën

23 Mars 2025, 23:53 / POLITIKË ALFA PRESS

Kur e kuptove që Berisha ishte “tumor”? Sula: Ende pa u

Deputeti Dashnor Sula, nuk e ka fshehur zemërimin e tij për atë që i bënë në Partinë Demokratike, duke mos e futur në listë edhe pse doli i pari në Primaret që u zhvilluan në Qarkun e Elbasanit.

I pyetur në “2984” të Albano Bogdos në Vizion Plus, se kur e kuptoi që Berisha është e keqja e PD, Sula tha se ai dhe ish-kryeministri kanë nisur përplasjet që në vitin 2007-të, kur refuzoi të votonte për ish-kryesocialistin Fatos Nano për tu bërë President Republike.

Më pas Sula shtoi se një tjetër pikë kthese ishte dhe ndryshimet Kushtetuese të 2008-tës, ku ende pa u tharë lotët për viktimat e Gërdecit, Berisha nxitoi të ndryshonte Kodin Zgjedhor.

Bogdo: Për Berishën në cilin moment të jetës e kuptove që është tumor?

Sula: Unë kam patur përplasje të forta me Berishën në 2007 për zgjedhjen e Presidentit Topi. Morali im politik nuk e lejonte që ish-kryetari i PS të bëhej President në 2007. Në 2008-ën ishin ndyshimet Kushtetuese, që morali im nuk e pranonte. Pa u tha lotët për 26 viktimat në Gërdec, pa u mbush të 40-tat Berisha bashkoi votat për ndryshimet kushtetuese në 21 Prill 2008-ë.

 

 

Po ndodh...