Kur je në grahamat e fundit të jetës politike bëhesh histerik dhe tregon "burrërinë e humbur" edhe te gratë

17 Janar 2024, 14:24 / POLITIKË ALFA PRESS

Kur je në grahamat e fundit të jetës politike bëhesh

Thonë se Parlamenti është tempulli i demokracisë.

Po a ë shtë i tillë Parlamenti shqiptar? 

Jo dhe kjo po duket çdo ditë e më shumë.

Arsyet janë të shumta duke nisur që nga mënyra e komunikimit mes deputëve të të dyja palëve e deri në miratimin e ligjeve që pjesa më e madhe nuk kryen funksionin e tyre siç duhet, pasi të zgjedhurit nga populli i miratojnë sipas interesit të tyre me forcën e kartonit. 

Po kjo që u pa ditën e sotme në Komisionin Parlamentar të bind dhe më shumë që: JO, Parlamenti ynë nuk është tempulli i demokracisë këtu tek ne. 

Shtojca e Rithemelimit Gazment Bardhi i cili ka marrë përsipër të nxjerr Sali Berishën nga bataku ku ka ranë, (Në fakt po përpëlitet për fatin e tij politik), së bashku me mikun e tij të ri, (miq pasi u shan dhe nuk lanë gjë pa thënë për njeri tjetrin), Flamur Nokën, sulmuan verbalisht kryetaren e Komisionit të Medias, Flutura Açkën, teksa ajo po kryente funskionin e saj për të cilën dhe zgjedhësit e kanë ngarkuar. 

'Po i shërben Edi Ramës' ishte akuza e Bardhit ndaj Açkës dhe më pas i fik mikrofoni.

Po kush po i shërben Edi Ramës? 

Açka së bashku me kolegët që po mundohet të mos i lërë ligjet të kalojnë pa u diskutuar dhe pa ju treguar shqiptarëve të vërtetën e tyre; që skemat korruptive m"ne ligj" të Edi Ramës të mos zhyten në errësirë dhe harresë por tu tregohen live shqiptarëve, apo grupimi i Rithemelimit dhe Bardhit që shkon në parlament hedh nja dy flakëhedhës dhe kaq?! Kush po i shërben Edi Ramës; ata që bëjnë zhurmé 10 minuta dhe ju japin komfortin socialistëve që të kryejnë punë pa e marrë vesh njeri se çfarë pisllëqesh fshehin pas tyre, apo Açka dhe PD zyryare që kërkon tu drejtojë prozhektorët?! 

Kush po i shërben Edi Ramës; grupimi i Partisë Demokratike që ngrinte zërin se buxheti 7 miliard euro që Rama e miratoi në 7 minuta  është bërë në funksion të oligarkëve, apo rithemelimsat e gazbardhistave që shkojnë, bëjnë zhurmë, pastaj u gëzohen qokave të Lindita Nikollës me udhëtime jashtë vendit?!

Kush po i shërben Edi Ramës, Partia Demokratike që këmbëngul për Reformën Zgjedhore, listat e hapura, votën e emigrantëve, votimin elektronik apo këta që bëjnë sikur zihen gardën dhe nuk thonë asnjë fjalë për Reformën të cilën Edi Rama kërkonë që ta bllokojë me çdo kusht?! 

"Betejë pa kthim", e ka cilësuar këtë zhurmën që po shuhet çdo ditë lideri i tyre Sali Berisha i ngujuar në shtëpi ku ju flet 30-40 idhujtarëve nga lart te rrugica që është pagëzuar prej vitesh me emrin e tij pasi të gjithë e dinë se aty familja ka shumë prona. 

Po tashmë që Berisha po i bën vetes adetet e fundit të tij politik-penal,  bishtat e tij në parlament janë bërë histerik. Nuk prodhijnë më as politikë, as ide, e madje as njerzillëk por vetëm klithma dhe stërkla pështyme. Njësoj si ato femrat e rëna nga vakti që grinden dhe mallkojnë këdo që ju dela përpara./Alfapress.al

Po ndodh...

ide