Kushtetuesja pritet të vendosë për Ballukun, Berisha: Rama ka urdhëruar gjyqtarët të votojnë pro Lubisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në fjalën e tij gjatë Foltores së radhës në Tiranë, ka paralajmëruar se vendimi që pritet të merret sot nga Gjykata Kushtetuese për masën e sigurisë “pezullim nga detyra” ndaj zëvendës kryeministres Belinda Balluku, mund të ketë pasoja të rënda për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.
Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka ushtruar presion mbi gjykatën, duke e cilësuar vendimin e mundshëm në favor të Ballukut si një akt që shkon kundër interesave të vendit.
“Organizata kryetare e Ramës ka urdhëruar gjykatësit të votojnë pro Ballukut. Organizata kriminale voton kundër interesave jetike të shqiptarëve, voton që një grup hajdutësh që ka vjedhur miliarda të vijë të vjedhë miliarda të tjerë.
Ky vendim mund të këpusë çdo urë lidhëse mund të zerojë të gjithë përpjekjet 35 vjeçare për t’u integruar në BE. Votojnë pasi kanë marrë mesazhin se kjo mund të na detyrojë të zhbëhet procesi i integrimit”, tha ai.
Po ndodh...
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128