Kuvendi mbyll seancën plenare, miratohen me 71 vota pro akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 2025

5 Qershor 2025, 18:00 / POLITIKË ALFA PRESS

Kuvendi mbyll seancën plenare, miratohen me 71 vota pro akti normativ

Kuvendi ka mbyllur seancën e sotme plenare pas më shumë se 7 orësh diskutime. Në fund të seancës u votuan me 71 vota pro disa akte normative dhe projektligje, pa praninë e opozitës.

Një prej akteve normative të miratuar kishte të bënte me disa ndryshime dhe shtesa në buxhetin e shtetit për vitin 2025.

Sakaq, një akt normativ tjetër kishte të bënte për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për dalje jashtë shtetit, si dhe për letërnjoftimin elektronik.

Gjithashtu u miratua projektligjit për mbështetjen afatgjatë dhe bashkëpunimin në fushën e sigurisë mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Një projektligj i rëndësishëm i miratuar në Kuvend, ishte ratifikimi i marrëveshjes së huas i Këshillit të ministrave nga Fondi për Zhvillim në Abu Dhabi.

Sakaq, me rëndësi është edhe ratifikimi nga Kuvendi i marrëveshjes së Republikës së Shqipërisë me BE-në për doganat.

Më tej lista e plotë e projektligjeve të miratuara në seancën e sotme:

10.Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Shqipërisë, për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë në programin e Bashkimit “Doganat”, për bashkëpunim në fushën e doganave”.

12.Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për punësimin e të rinjve, në favor të Republikës së Shqipërisë, për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III).

13.Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë, dhe Komisionit Evropian, për programin operacional shumëvjeçar për ekonominë dhe shoqërinë digjitale, në favor të Republikës së Shqipërisë për periudhën 2024-2027, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraanëtarësimit (IPA III)”.

 

Po ndodh...