Ylli Manjani ju drejtohet demokratëve: Vini mendjen në punë, Rama ju mundi thellë edhe...

Ylli Manjani, duke replikuar me demokratët që thonë se Edi Rama është më i dobët se tani nuk ka më mbështetje amerikane, i fton të vënë llogjikën në punë.
Sipas tij, pushteti nuk ndryshohet me mbështetje apo mos-mbështetje nga amerikanët.
Dhe këtë gjë, sipas tij, e tregon fakti se Rama në këto zgjedhje fitoi edhe më thellë se kur kishte mbështetje e amerikanëve.
Postimi
“Ore me gjithë mend, në këto zgjedhje ku nuk kishte prezencë amerikanësh, veçanërisht nga ato amerikanët e Ramës, ky i fundit fitoi dhe më thellë. Kur ishin prezentë ata nuk fitoi dot kaq thellë...
Ja pra si të ndalojnë amerikanët nga super pushteti... Kur të mbështesin të prishkan punë...
***
Nuk e di edhe sa prova duhet për të kuptuar se vetëm i zoti e di se ku pikon çatia e shtëpisë së vet.
Nuk ka qenë, as është e as ka për të qenë punë amerikanësh ky muhabeti i zgjedhjeve e demokracisë këtej nga ne.
S’doni ta besoni?
Punë për ju. Por jepini dum faktit pse Rama thelloi fitoren kur i iku edhe mbështetja amerikane pra?
Ju lutem, vini llogjikën në punë, jo shkumën cerebrale”.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





