Largimi i mazhorancës nga komisioni hetimor, Salianji: Kërkuan të anulohej votimi sepse ishin në tualet

16 Prill 2024, 13:19 / POLITIKË ALFA PRESS

Largimi i mazhorancës nga komisioni hetimor, Salianji: Kërkuan të

Kryetari i Komisionit për “TIMS”, Ervin Salianji ka dalë në një konferencë për mediat ditën e sotme në lidhje me dështimi ne mbledhjes së djeshme, për shkak të largimit të socialistëve.

Salianji ka deklaruar se socialistët u larguan nga komisioni pasi kërkuan 5 minuta pushim dhe më pas nuk u rikthyen. Sipas Salianjit, ata kanë regjistruar kështu një situatë të paprecendentë.

“Ky parlament u bë dëshmitar të një ngjarje të paprecedente , ku anëtar të komisionit hetimor, pasi kërkuan 5 minuta pushim, në mënyrë tinzare nuk u rikthyen me në mbledhje.

Anëtarët e PS kanë kërkuar në mbledhjet pasardhëse ndryshim të mendimit që kanë pasur në mbledhjet paraardhëse. Dje ata kërkonin që të anulohej votimi me justifikimin se kishin enë në tualet. Sot nënkryetari i këtij komisioni thotë që ky komisionin nuk duhet të bëjë kërkesa për informacion.

Ndërhyrja në sistemin TIMS është vërtetuar tanimë dhe kemi një person të arrestuar dhe ne do të duhej të ishim të kushtet e emergjencës për hetim sa më shpejt. Unë kam depozituar ditën e djeshme kërkesë për informacion, Kryeministrit, Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Policisë ndër të tjera. PS kërkon që të mos bëjmë më kërkesa për informacion, e madje të korrektojmë edhe këta që kemi depozituar.

Të depozitojnë kërkesat tona për informacion, dot s’do të përballen, ndërhyrje e paprecedentë, në asnjë vend të botës së tretë. Bëhet fjalë jo vetëm për të dhënat e shqiptarëve por edhe të huajt që hyjnë në Shqipëri, nuk duhet të bien në dorën e bandave kriminale, ky komision duhet t’i shkojë deri në fund hetimit. Rast i paprecedentë, si skutave, për të mos e thënë si skuth njësoj siç është bërë në të dhënat e TIMS për qëllime kriminale. Veprimtari kriminale.”– tha Salianji.