Legalizimi i kanabisit, Çuçi mbledh drejtorët e policisë
22 Prill 2022, 11:34 / POLITIKË

Ministrit Brendshëm, Bledi Çuçi ditën e sotme po zhvillojnë një mbledhje me drejtues të qarqeve Tiranë, Durrës, Elbasan, Dibër dhe Korçë. Bëhet me dije fokusi i këtij takimi është lufta ndaj kanabisit. Takimi është duke u zhvilluar në ambientet e drejtorisë së përgjithshme të Policisë së Shtetit.
“Intensifikoni luftën kundër kanabisit, të mos krijohet ideja se legalizimi për qëllime mjekësore do të thotë kultivim masiv. Nuk është kështu. Zero tolerancë për këdo që tenton të kultivojë. Duhet bashkëpunim me pushtetin vendor”, ka thënë ministri Çuçi.
Pas këtij takimi, mësohet se Çuçi dhe anëtarë të tjerë të ministrisë do të zhvillojnë një takim të ngjashëm në Fier.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
