Lëvizja Bashkë regjistrohet për zgjedhje, Arlind Qori i dyti në Tiranë

7 Mars 2025, 12:27 / POLITIKË ALFA PRESS
Lëvizja Bashkë regjistrohet për zgjedhje, Arlind Qori i dyti

Lëvizja Bashkë e Arlind Qorit është e para parti që ka dorëzuar listat për kandidatët në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Lista është dorëzuar ditën e djeshme në praninë edhe të vetë Qorit dhe mbështetësve të tij.

I pari në listë për Tiranën do të jetë pedogogu i Inxhinierisë Redi Muçi, ndërsa Arlind Qori do renditet i dyti.

“Ne kemi dorëzuar listën për kandidatë për deputetë, pasi nuk bëjmë pazare. Kandidatët janë zgjedhur nga baza e partisë. Kemi mbledhur 5000 firma, se na duhen se s’jemi parti parlamentare. Unë kandidoj në qarkun e Tiranës, do jem i dyti, pas pedagogut ë Inxhinierisë, Redi Muçi. Janë 186 kandidatë për deputetë nga Lëvizja Bashkë, shumica janë intelektualë. Janë edhe përfaqësues të pensionistëve, që do të jenë kandidatë për deputetë, përfaqësues të studentëve, të bizneseve të vogla.”- ka deklaruar Qori në një intervistë për mediat.

Në një postim në rrjete sociale, Lëvizja Bashkë shprehet se “kandidatët tanë janë qytetarë të ndershëm, aktivistë të përkushtuar dhe profesionistë të mirëpërgatitur. Ata vijnë nga bota e dijes, punës, sipërmarrjes së ndershme dhe përpjekjeve të përditshme për një vend më të drejtë”.

Kryesuesit e listave të deputetëve në qarqe:

Tiranë – Redi Muçi, pedagog.

Fier – Mirela Ruko, sociologe.

Durrës – Artan Kacani, arkitekt-urbanist.

Elbasan – Oltion Fociro, pedagog.

Shkodër – Gabriel Rakaj, inxhinier fizike.

Korçë – Petro Lubonja, menaxher.

Berat – Elio Shyti, programues IT.

Kukës – Alban Metallari, kërkues shkencor.

Lezhë – Emiljando Kita, politolog.

Dibër – Besian Kica, fermer.

Gjirokastër – Klevis Bedaj, programues IT.

Lëvizja Bashkë do të garojë në zgjedhje e vetme, duke mos u bërë pjesë e asnjë koalicioni.

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128