
Listat për deputetë, kryeministri Rama përfundon diskutimet me drejtuesit politikë të qarqeve

Për të tretën ditë me radhë, kryeministri Edi Rama zhvilloi sot takimet me drejtuesit politikë socialistë në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Takimet nisën mëngjesin e së dielës në orën 09:00 për t’u shkëputur pasdreke, rreth orës 14.00.
Takimet rinisën në orën 15:00 dhe përfunduan rreth orës 18:00 të kësaj të diele.
Bëhet me dije se takimet e pasdites rinisën me drejtuesin politik të qarkut Kukës, Eduart Shalsi, e më pas kanë vijuar me një nga drejtuesit politik të qarkut Tiranë, Ogerta Manastirliun dhe më pas me Elisa Spiropalin.
Mësohet se në mbledhje nuk ka pasur asnjë vendim përfundimtar për kandidatët, pasi vendimi final për listat do të merret në mbledhjen e kryesisë socialiste, e cila do të mbahet më 12 mars.
Gjithashtu, janë përmendur disa kryebashkiakë që kanë shprehur interes për të qenë në listat për deputetë, përfshirë Ervin Demon, kryetar i Bashkisë së Beratit, Juliana Mema, kryebashkiake e Dimalit, Tërmet Peçi, kryetar i bashkisë së Tepelenës dhe Agron Malaj, kryetar i bashkisë së Matit.
Për listën e mbyllur, Rama ka theksuar se do t’i japë prioritet më të madh përfaqësimit të grave dhe vajzave, ndërsa për listën e hapur do të përfshihen eksponentë të PS-së që kanë më shumë se dy mandate, të cilët do të luftojnë për një vend në Parlament.
-
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja emrat në listën e PS për Korçën
9 Mars, 17:31

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128