Lidhjet me agjentin e FBI, Rama mesazh të koduar SPAK-ut: Nuk ka asnjë çështje për të hetuar në Shqipëri!
2 Shkurt 2023, 21:54 / POLITIKË

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një mesazh Prokurorisë së Posaçme që të mos nisë hetimet për skandalin me “McGonigal”. Ai ishte i futur në “Top Story”, ku u pyet nëse i trembet hetimit. Rama tha se nuk surprizohet nga asgjë, por shprehej se nuk ka se çfarë të hetohet në Shqipëri.
“Këtu nuk ka çështje sepse po të kishte do e hapnin ata që nuk falin as presidentët dhe ish-presidentët e tyre”, tha Rama.
Më tej Rama mohoi që Agron Neza dhe personat e tjerë të kenë marrë tender, ndonëse faktet janë të qarta dhe tregojnë se ata kanë përfituar nga qeveria.
“Unë nuk flas për marrëdhënien që kam pasur unë me zyrtarin e lartë të FBI-së dhe nuk jam njeriu që duhet të pyetet a ka përfituar gjë, nga unë s’ka përfituar asnjë gjë”, tha ai.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
