Ligji për bastet/ Xhafaj: Sa shanse ka që me përfshirjen e kompanive të rritet fenomeni i trukimit të ndeshjeve?

18 Shtator 2023, 16:13 / POLITIKË ALFA PRESS

Ligji për bastet/ Xhafaj: Sa shanse ka që me përfshirjen e

Komisioni i Ligjeve ka diskutuar sot projektligjin për lojërat e fatit. Gjatë fjalës së tij deputeti i PS-së, Fatmir Xhafaj pyeti përfaqësues të drejtorisë së Lojërave të Fatit nëse ka shanse që me këtë ligj të mbahet nën kontroll fenomeni i trukimit të ndeshjeve.

Ndërkohë, drejtori i operacioneve të lojërave të fatit tha se me legalizimin e këtyre kompanive, rregullat janë të forta, pasi ato rrezikojnë që të humbasin kontratat.

Xhafaj: Sa shans ka qe me përfshirjen e këtyre kompanive ky fenomen i trukimit të ndeshjeve të rritet më shumë. Por tani që bëhen të interesuar, pra këto kompani, se nuk investonin vetë, sa mundësi ka që kjo të bëhet shkak për të arritur te ky fenomen. A kemi parashikime? Ju thatë se e njohim një risk të tillë. Ndaj meqë e njihni këtë risk, cila do të jetë qasja jonë në këto rrethana. Ky ligji nuk zgjidh gjithçka. Sporti i futbollit ka hyrë në një fazë të re.

Drejtor i operacioneve të lojërave të fatit: Përfitimi social ishte se u mbyllën para syve të fëmijëve. Kudo ku shkoje shihje tabela dhe drita dhe njerëz që joshnin; hajde luaj këtu brenda. Ky është një fenomen në gjithë botën. Më mirë kur ka kompani të liccensuara në treg. Vetë kompanitë që janë më të interesuara në këtë aspekt, mundëson që mos të ketë informalitet. Në Europë s’e lejon monopolin e basteve online. Greqia dhe Italia kanë monopol lotaritë. S’jam i specializuar për aspektin e trukimeve. Për bastet sportive online janë shumë të rregullta, të forta, pasi rrezikojnë që të humbin licencën.

 

 

ide