Masat e marra/ Sot protesta e thirrur nga Rithemelimi, nga fjalimi i Berishës tek mungesa e Metës

20 Shkurt 2024, 14:12 / POLITIKË ALFA PRESS

Masat e marra/ Sot protesta e thirrur nga Rithemelimi, nga fjalimi i

Për pak orë mbahet protesta e thirrur nga Rithemelimi dhe grupimi i deputetit Gazment Bardhi, gjë që ka vënë në gatishmëri policinë në mënyrë që të sigurohet një mbarëvajtje e qetë e saj.

Në terren do të jenë 1100 efektivë, përfshirë ata të policisë, nga FNSH, nga Shqiponja, Garda dhe RENEA.

Për monitorimin e protestës nga brenda do të përdoren edhe agjentë civilë.

Kujtojmë se në të gjithë Bulevardin janë vendosur kamera me rezolucion të lartë dhe Kryeministria me dyer të blinduara.

Fjalime do të mbajë ish-kryeministri Sali Berisha nga dritarja e shtëpisë si  dhe figura të tjera të opozitës.

Ndër to janë kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Gazment Bardhi, deputeti Flamur Noka, ndërsa të pranishëm janë dhe aleatët opozitarë.

Sakaq, në proteste do të mungojnë kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Metaj dhe deputetja Monika Kryemadhi që sipas burimeve të Alfapress.al çifti ndodhet në Kajro dhe do ta ndjekin protestën nga hoteli.

Ndërsa kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në Turqi për një vizitë i thirrur nga miku i tij presidenti Rexhep Tajip Erdogan. 

 

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128