“Mashtrimet e SPAK”, Malltezi: Në aktakuzë ka komente politike, prokurorët shërbyes të Ramës

Nga banesa ku po vuan arrestin në shtëpi, Jamarbër Malltezi, hodhi akuza ndaj SPAK se kanë gënjyer në aktakuzën që kanë marrë të pandehur atë vetë dhe kreun e PD, Sali Berishën.
Në një deklaratë për mediat, Malltezi pohoi se SPAK ka gënjyer në aktakuzë dhe i cilëson ata si shërbyes të Edi Ramës.
“Qysh në faqen 3 kanë bërë një shënim, koment politik në të cilin thonë, Jamarbër Malltezi shfaqet si një person i pushtetshëm, por në asnjë pjesë të aktakuzës nuk kanë asnjë dokument, asnjë letër të Jamarbër Malltezit në asnjë nga institucionet e shtetit shqiptar deri në 2009 që ka mbaruar procesi. Interesante është që në asnjë nga faqet e akuzës nuk ka asnjë dëshmi, nuk del asnjë njeri që të thotë që Sali Berisha, apo Jamarbër Malltezi ka bërë presion për çfarëdolloj gjëje. Unë jam 1 në 510 mijë shqiptarë të cilëve i është kthyer toka e vjedhur padrejtësisht nga shteti komunist shqiptar. Më është kthyer më pak se 1%, vetëm410 metra. Por unë jam i burgosur politik, sepse kështu ka urdhëruar Edi Rama dhe falangat e Sorosit në drejtësi. Pse gënjeu SPAK-u, pra? Pse tha SPAK-u që janë bërë shpejt, kur procesi i kthimit të pronës ka marrë 12 vjet, ndërsa privatizimi për mbi 4 vjet. Çfarë halli i shtyu këto prokurorë shërbyes të Edi Ramës të gënjejnë?"
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
