
Mbledhja me drejtuesit politikë për 11 majin, zbardhet porosia e kryeministrit Rama


Janë zbardhur detaje nga mbledhja e zhvilluar sot mes kryeministrit Edi Rama dhe drejtuesit politike të PS në qarqe.
Vota e diasporës për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit ishte kryefjalë e mbledhjes, ku është zhvilluar një analizë e detajuar e punës së bërë deri tani nga zyrtarët e lartë socialistë për nxitur shqiptarët që jetojnë jashtë atdheut të regjistrohen në Portalin Elektronik të Zgjedhësve i ngritur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Kryetari socialist mësohet se ka kërkuar më shumë angazhim dhe intensifikuar punën për të bindur shqiptarët në diasporë të regjistrohen. Vëmendje dhe punë e veçantë është kërkuar për të regjistruar shqiptarët në diasporë në ato qarqe ku numri i të regjistruarve është më i ulët. Të dhënat zyrtare tregojnë se qarku që ka numrin më të vogël të të regjistruarve nga diaspora është Kukësi, për të vijuar më pas me Gjirokastrën, Dibrën dhe Lezhën.
Ndërkohë që Tirana, Fieri dhe Korça renditen qarqet me numrin më të madh të të regjistruarve në Platformën Elektronike.
Gjatë mbledhjes drejtuesit politikë kanë raportuar mbi punën e bërë për zonat që ata mbulojnë.

ide

Politika e tranzicionit nuk gjen forcë të përgëzojë SPAK-un


Pas Veliajt, a do të vijë radha e Edi Ramës?
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128