“Më kërcënuan mua dhe vajzën”, Albana Vokshi përlotet në KE

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, mbajti këtë të hënë një fjalim në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku u ndal në procesin zgjedhor të 11 majit.
Sipas Vokshit, në zgjedhjet e 11 majit u shkel çdo kriter i demokracisë, ndërsa në një moment të fjalës së saj, ajo u përlot duke thënë se është kërcënuar bashkë me të bijën në qendrat e votimit në Vorë.
“E vërteta është më alarmante. A mund të jenë zgjedhjet demokratike kur kriteret e dokumentit të Kopenhagenit janë shkelur në mënyrë flagrante?! Unë kam qenë e pranishme në disa procese zgjedhore, por nuk kam parë kurrë një klimë terrori si kjo. Në Vorë u kërcënova në mes të ditës nga kriminelë të dënuar për vrasje dhe trafik droge. Edhe koleget e mia e dinë mirë këtë. Edhe vajza ime u kërcënua para qendrës së votimit. Pavarësisht apelit në polici dhe denoncimit në SPAK, askush nuk ka reaguar deri tani. Këta kriminelë janë ende të lirë dhe unë jam e frikësuar dhe në ankth derisa vajza ime kthehet në shtëpi. Unë ju pyes, a janë këto zgjedhje të lira”, tha Vokshi.
Albana Vokshi përlotet në Strasburg: Më kërcënuan mua dhe vajzën
Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, u shfaq e prekur dhe me lot në sy gjatë fjalimit të saj në Asamblenë Parlamentare të KE, që u zhvillua në Strasburg, ku denoncoi parregullsitë në zgjedhjet e 11 majit pic.twitter.com/B6PrtM5Uha— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) June 23, 2025
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
