“Me rrogë nuk bëhet”/ Ish-presidenti Moisiu për Ilir Metën: Ka një pasuri që nuk e di…

8 Prill 2024, 18:41 / POLITIKË ALFA PRESS

“Me rrogë nuk bëhet”/ Ish-presidenti Moisiu për Ilir
Ish-presidenti Alfred Moisiu, ka analizuar sot në “Breaking” në Top News, aktivizimin në politikë të pasardhësit të tij, Ilir Metës.

Sipas Moisiut, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka bërë gabime, ndërsa ngriti dyshime për pasurinë e tij, për të cilën tha se ‘nuk e bën dot me rrogë’ .

Ilir Metën e njoh herët, është djalë punëtor, por ka bërë gabime. Ka një pasuri që nuk e di domethënë, edhe unë isha president, unë jam me një shtëpi 52 vjet që në 72’. Pse nuk doja unë pallate? Me rrogë nuk bëhet more djalë. Unë nuk i blija dot. Unë jam i edukuar, duhet t’i japësh vendit tënd, jo t’i marrësh. Kështu jam përpjekur t’i edukoj edhe fëmijët e mi”-tha ish-presidenti Moisiu.

 

Po ndodh...

ide