Me sytë nga Kukësi! Pse është e rëndësishme gara për bashkinë e qytetit verilindor
Përsëritja e zgjedhjeve në bashkinë e Kukësit më 24 shtator po pritet me interes. Kjo pasi pozitat e të dyja subjekteve zgjedhore që marrin pjesë në garë nuk janë të favorshme.
Partia Socialiste humbi pushtetin vendor në këtë zonë zgjedhore prej skandalit seksual të kryetarit të rizgjedhur më 14 maj Safet Gjicit, ndërsa demokratët nuk janë të bashkuar.
Partia Demokratike nuk do të ketë kandidat të saj veçse komisionerëve dhe anëtarëve në KZAZ, kurse shpëtimtari i Berishës në këtë proces zgjedhor është sërish Ilir Meta duke garuar në logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”. Kështu, socialisti Albert Halilaj është në rivalitet me Emri Vatën e foltores.
“Zgjedhjet në Kukës janë interesante për të parë nëse do të kemi avancim të kandidatit të opozitës. Por duket e vështirë. Emri Vata nuk është banor i kukësit, nuk jeton me problematikat e qytetit dhe oferta që ka servirur është vetëm sulmi I atyre pak ditëve të Safet Gjicit. Shanset janë më të larta të kandidatit të PS-së pasi ai ka qenë drejtor i tatimeve, si dhe ka mbajtur edhe postin e prefektit, e është përditë me qytetarët atje”- shprehet analisti Lavdrim Lita.
Socialistët janë angazhuar maksimalisht për trë rimarr Kukësin, një bashki e rëndësishme që ndikon në votat që çon në parlament, ndërsa për demokratët e duan si simbol i ringritjes dhe bashkimit. Por demokratët nëse humbin, do të ushqejnë debatin e brendshëm se kush i shiti zgjedhjet, ai që kishte komisionerët apo ai që zgjodhi kandidatët.
ide
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128