Mediat turke vlerësojnë fjalimin e Ramës në samitin e Sllovenisë: Kritikoi BE dhe nuk e harroi ndihmën tonë!

Fjalimi i kryeministrit Edi Rama në Forumin e 17-të Strategjik të Bled-it, që u zhvillua dy ditë më parë në Slloveni, është komentuar edhe nga mediat turke.
Kreu i qeverisë shqiptare kritikoi Bashkimin Europian për mungesën e suportit në periudhën e pandemisë Covid19 dhe vlerësoi rolin e Presidentit turk Rexhep Taip Erdogan si mik i Shqipërisë, duke thënë se u orientuam drejt Stambollit për të marrë ndihmë në lidhje me furnizimin me vaksina.
“Në çdo fjalim ju thoni le të ndihmojë që Ballkani të jetë me ne dhe të mos ketë ndërhyrje nga të tretë, por për vaksinat Serbia iu drejtua Kinës dhe Rusisë, ne vrapuam drejt Turqisë, po të mos ishte Erdogan do kishim më shumë fatalitete ky është realiteti, shpresoj që Europa të nxjerrë mësimet e veta”, tha Rama në Slloveni.
Media turke vlerësojnë në shkrim faktin se Rama i shprehu mirënjohje Ankarasë zyrtare, duke nënvizuar se po të mos ishte Erdogan do të kishte pasur më shumë fatalitete në Shqipëri.
“Edi Rama kritikoi BE-në në lidhje me periudhën e pandemisë së koronavirusit. Duke kujtuar dorën e ndihmës të shtrirë nga Turqia, Rama tha: “Turqia na e dha vaksinën. Po të mos ishte Erdogani, shumë njerëz do të kishin humbur jetën në vendin tonë””, shkruan Haber7com.
Ndërkohë, sipas medias turke Rama theksoi në Slloveni se Europa ka bërë një “gabim të turpshëm gjatë pandemisë”, dhe se kërkoi që rajoni i Ballkanit të mos lihet në harresë.
“Shpresojmë që Bashkimi Europian të mos e përsërisë gabimin e turpshëm që thjesht i shpërndanë vaksinat njëri-tjetrit dhe na harrojnë plotësisht”, tha ndër të tjera kreu i qeverisë.
-
-
Stuhitë paralizojnë Shkupin, përmbytet qendra tregtare
31 Gusht, 08:29
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


