Mesazhi i Ramës për 61 kryetarët e rinj të degëve: Të largohemi nga e shkuara

Kryeministri Edi Rama i ka dhënë mesazhin e qartë drejtuesve të rinj të degëve në 61 bashkitë e vendit duke thënë se duhet të largohen nga e shkuara. Për këtë i referohet atyre që kërkojnë punë në shtet.
“E bëjmë këtë takim në mënyrë që e gjithë anëtarësia të ketë mundësi të ndjekë. Në vijim të mbylljes së një procesi të rëndësishëm ripërtëritje dhe të një përzgjedhje të kryetarëve të PS në 61 bashkitë.
Janë 3 bashki të cilat duhet t ëpërfundojnë procesin brenda muajit korrik dhe ky është tregues i faktit që nga ana e sekretariatit të partisë, në qendër nga ana e sekretarit të organizimit që e ka koordinuar këtë process, është kërkuar që procesi të jetë cilësor dhe të jetë korrigjues. Ndonjëherë më shumë se tek tuk janë mbyllur sytë për të lejuar që fiktiviteti të ngjitet deeri në majën e organizimit të partisë në bazë.
Të gjihë ju që jeni zgjedhur për drejtim partie në prag të një sfide të re si ajo e zgjedhjeve dhe njësitë edhe më të rëndësishme të transformimit hap pas hapi të partisë në dicka tjetër që t’i përgjigjet kohës së re që jetojmë, ndryshimeve të rëndësishme që ndodhin në mënyrë të vazhdueshme dhe i përgjigjen një nevoje për të mbajtur sa më pranë njerëzit që na kanë besuar, që na besojnë dhe që duam të na besojnë.
Në një kohë të re për diçka të ndryshme edhe në sensin e largimit sa më shumë nga aksi tmerrësisht i vjetër dhe shumë i konsumuar i një partie të dedikuar si një hapësirë ku disa ankohen se duan punë në shtet dhe disa kërkojnë punë në shtet dhe disa thonë cfarë t’i themi ne x apo y kur nuk jemi në gjendje t’i japim dhe kryetarit të partisë një punë në shtet. Partia duhet të mobilizojë forcat që të jetë zëdhënëse e shumicës qeverisëse në territor”, tha Rama.
-
Rama thërret në takim drejtuesit e rinj të degëve të PS
20 Korrik, 18:09
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

