Miratohet vendimi nga Kuvendi, ja çfarë do të ndodhë me Komisionin e Reformës Territoriale

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 101 vota pro, shtyrjen e afatit të Komisionit të Reformës Territoriale deri në muajin tetor. Opozita dhe Mazhoranca deri në këtë pikë të diskutimeve kanë dalë me qëndrime të ndryshme sa i përket hartës së re territorial, ku ata kërkojnë shtim të numrit të Bashkive, nga ana tjetër kreu i grupit të PS-së, Taulant Balla tha se i qëndrojnë ndarjes aktuale.
Mirëpo duket se me shtyrjen e afateve, mazhoranca ka lënë hapësira për të negociuar duke lënë të hapur mundësinë e plotësimit të një nga kërkesave të opozitës. Thënë ndryshe, nuk ka ende një vendimmarrje nga socialistët, por nuk “ia kanë prerë shkurt” opozitës duke bërë që të rishohin qëndrimet e tyre.
Siç kanë deklaruar më herët, opozita u ka kërkuar ndërkombëtarëve që të ndërhyjnë në një proces për të cilin janë investuar tërësisht, madje e kanë shndërruar edhe një një “kalë beteje” të tyre.
-
-
Zgjedhjet vendore/ Gati 352 vende të përkohshme pune
22 Shtator, 16:50 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



