
Mirë Doshi në Shkodër, po Kamza dhe Tropoja? Zheji ‘përplaset’ me Berishën: Po e lë kopilin te media sepse…

Analisti Artur Zheji deklaroi në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se akuzat publike të Berishës për blerjen e mediave nga qeveria janë një justifikim për humbjen e rëndë në zgjedhjet vendore të 14 majit. Zheji u shpreh se ai ua lë fajin në vend që të bëjë “mea culpa” për 250 mijë vota më pak krahasuar me zgjedhjet e fundit që drejtuan Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.
“Zakonisht liderët duhe të gjejnë një justifikim dhe në këtë rast është media. Berisha është i ndërgjegjshëm, që po e lë kopilin te media sepse kështu i intereson. Ka 250 mijë vota më pak.
Nuk mund të akuzosh Doshin në Shkodër, se cfarë do të thuash për Kamzën apo Tropojën?
Ai duhet t’i dalë zot humbjes. Ai ka kërcënuar që kush kërkon dorëheqjen e tij, e ka gabim sepse nuk do të ndodhë.
Basha dhe Kryemadhi morën 750 mijë vota, kurse Berisha 500 mijë. Ai thoshte Basha u shit, kurse gazetarët nuk po thonë që ai i shiti zgjedhjet Ramës.
Në vend të bëjë “mea culpa”, ia lë fajin gazetarëve.
Më duket që është kaq rëndë sa të vjen keq”- u shpreh Zheji.
-
Babëzia e deputetëve tanë!
26 Maj, 11:24 -
-
ide

26 maji 1996-maskarada që nuk duhet harruar kurrësesi

Të vërtetat që vulosi 14 maji për demokratët

Boll me “masakrën elektorale”!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128