Mitsotakis e sulmoi për Belerin? Ja ‘përgjigja’ e Ramës

17 Shtator 2023, 22:26 / POLITIKË ALFA PRESS

Mitsotakis e sulmoi për Belerin? Ja ‘përgjigja’ e

Edi Rama i është ‘përgjigjur’ brenda ditës sulmit të homologut të tij grek për Fredi Belerin. Por ka zgjedhur një mënyrë ndryshe, në formë edhe në përmbajtje.

Forma përmbante një simbolikë ndryshe, që i tregon Micotakisit se nuk mund të jetë Athina që cakton se kush është zonë minoritare greke në Shqipëri.

 “Kantieri i Rilindjes Urbane në zemër të Derviçanit, qendrës së bashkisë së Dropullit, e cila do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis, kryeministrit të parë grek që vizitoi minoritetin pas rënies së komunizmit”, shkroi Rama.

Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka kërkuar që Beleri të betohet, qoftë edhe nga qelia, duke theksuar se heqja e kësaj mundësie do të shkaktojë probleme në marrëdhëniet mes dy vendeve. 

Ai deklaroi se nuk të ndalojë së ngrituri këtë çështje në BE dhe përballë kryeministrit Edi Rama.

Kjo çështje sipas kryeministrit grek përmbys progresin e arritur në marrëdhënien mes dy vendeve.

Mitsotakis thotë se nuk ndërhyn në çështjet e drejtësisë shqiptare, por nuk tërhiqet as nga qëndrimi se Greqia do të bëhet pengesë e Shqipërisë për në BE.