“Mos e kruaj shumë…”, Monika Kryemadhi batuta me Jul Dedën para SPAK: Për çfarë ke ardhur? Aktori: Më thirrën dhe mua për Ilirin…

5 Dhjetor 2025, 15:19 / POLITIKË ALFA PRESS

“Mos e kruaj shumë…”, Monika Kryemadhi batuta me Jul

Ish-kryetarja e LSI dhe ish-deputetja Monika Kryemadhi ka shkuar sot në Gjykatën e Posaçme dhe SPAK, ku mbahet procesi që ka nisur ndaj saj dhe ish-bashkëshortit Ilir Meta, për çështjen e lobimit të ish-LSI në SHBA.

Teksa hynte në derën e godinës së SPAK-GJKKO, Kryemadhi u përshëndet edhe me një grup gazetarësh dhe aktorësh që qëndronin para institucionit, duke shkëmbyer edhe batuta.

Mes tyre edhe aktori Julian Deda, që shkëmbeu një bisedë me humor me Kryemadhin, para se ajo të hynte brenda.

Deda i thotë se po priste atë para GJKKO, dhe se mendonte që arsyeja ishte për Ilir Metën dhe kjo shkaktoi të qeshura.

Monika Kryemadhi po me humor e paralajmëroi që “të mos e kruante shumë” dhe aktori tërhiqet duke bërë një veprim me hapa pas.

Kryemadhi e mbyll duke u shprehur se me sa dukej do hapte zyrë në SPAK.

Dialogu i Kryemadhit me Julian Dedën:

Monika Kryemadhi: Ku e ke napolonin, tak-tak-tak…

Jul Deda: Ty po të prisja… Monika…

Monika Kryemadhi: Po ti c’ne?

Jul Deda: Më thirrën dhe mua, por se di pse… Për Ilirin..

Monika Kryemadhi: Dëgjo, vetëm shumë mos e kruaj se…

Jul Deda: Jo nuk thash gjë.. hiç, hiç.

Monika Kryemadhi: Unë do bëj ndërtim pa leje këtu( në SPAK) do marrë zyrë!


 
 
 
View this post on Instagram

A post shared by Panorama TV (@panoramatv.albania)

Po ndodh...

ide