Muça ironi: Organizatë kriminale është Dumani që heton Berishën, ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë

Gazetari Flogert Muça ironizon sulmet e Sali Berishës ndaj SPAK dhe Altin Dumanit.
Me ironi Muça thotë se Dumani që po heton ish-kryeministrin dhe dhëndrin Malltezi është organizata kriminale, ndërsa prokurori që heton Erion Veliajn është burrë i mirë. Muça thekson se Berisha vepron me dy standarde me drejtësinë.
"SPAK do të ndikojë, sepse këtu është krijuar një perceptim se kush shkon në SPAK është i fajshëm dhe këtë ia ka bërë politika vetes.
Sot kemi një fakt që është publik, sot kush shkon para SPAK nga ana mazhorancës thuhet që është i korruptuar, nuk pritet vendimi i gjykatës.
Prokurorët në SPAK të ndahen në të mirë dhe të keqin, organizata kriminale është Dumani që heton Berishën dhe Malltezin ndërsa ai që heton Veliajn është burrë i mirë", tha Muça.
Po ndodh...
Karmën nuk e ndalon dot Sali Berisha!
ide
Sekretari i Parë i PD
Të “rrëzosh” Edi Ramën duke gënjyer veten…
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





